Home Lajme “Le të ulemi në tryezë” – Presidenti ukrainas lëshon thirrje për Putinin

“Le të ulemi në tryezë” – Presidenti ukrainas lëshon thirrje për Putinin

0
“Le të ulemi në tryezë” – Presidenti ukrainas lëshon thirrje për Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të ulet në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vdekjet.

Ai shprehu apelin në adresimin e tij të fundit, sipas një korrespondenti të Ukrinform, transmeton lajmi.net.

“Dua t’i bëj thirrje edhe një herë presidentit të Federatës Ruse. Luftimet po zhvillohen në të gjithë Ukrainën. Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vdekjen e njerëzve”, tha Zelensky.

Ndryshe, deri tani nga luftimet në Ukrainë janë raportuar qindra të vrarë.

Exit mobile version