LDK ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë dhe mbledhjen me kryetarë të degëve të partisë, ku fokus ka qenë mbarëvatjtja e ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”.
Përmes një postimi në Facebook, LDK ka thënë se në të dyja mbledhjet u shprehën mendimet dhe vlerësimet që cikli i takimeve “LDK ju dëgjon”, ka qenë forma e duhur për t’i njohur nga afër problemet dhe sfidat që po përballen qytetarët në këtë kohë të krizës ekonomike.
Po ashtu, është njoftuar se Besian Mustafa është emëruar Koordinator i Shkollës Politike, e cila do të promovojë vlerat e demokracisë, si parti e qendrës së djathë që në epiqendër ka lirinë individuale, familjen dhe ekonominë e lirë të tregut.
Postimi i plotë:
Sot, në takime të ndara është mbajtur mbledhja e Kryesisë dhe mbledhja me kryetarë të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Fokusi kryesor ishte mbarëvatjtja e ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, që tashmë po merr formë e shtrirje në gjithë territorin e vendit.Në të dyja mbledhjet u shprehën mendimet dhe vlerësimet që cikli i takimeve “LDK ju dëgjon”, ka qenë forma e duhur për t’i njohur nga afër problemet dhe sfidat që po përballen qytetarët në këtë kohë të krizës ekonomike.
LDK do të vazhdojë këtë cikël të takimeve duke intensifikuar punën e saj në terren, për të dëgjuar e kuptuar nevojat e qytetarëve tanë.Po ashtu, Besian Mustafa është emëruar Koordinator i Shkollës Politike, e cila do të promovojë vlerat e demokracisë, si parti e qendrës së djathë që në epiqendër ka lirinë individuale, familjen dhe ekonominë e lirë të tregut.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mobilizohet gjithandej Kosovës, për të inkorporuar problemet e sfidat e qytetarëve në planin qeverisës e për t’i dhënë zgjidhje e alternativë konkrete nevojave e kërkesave të vendit tonë.