![Lavrov: Nuk do t’i përdorim armët bërthamore në Ukrainë Lavrov: Nuk do t’i përdorim armët bërthamore në Ukrainë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/03/lavrov.jpg)
“Rusia nuk do t’i përdorë armët bërthamore në Ukrainë”, ka thënë Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shkruan BBC.
I pyetur rreth kësaj teme në një intervistë për një televizion indian, Lavrov tha se do të përdoren vetëm “armët konvencionale”.
Me fillimin e luftës, Vladimir Putin kshte urdhëruar forcat bërthamore të jenë në gatishmëri të lartë dhe një numër zyrtarëve rusë kanë dhënë shenja se vendi do t’i përdorë ato në rrethana të caktuara.
Lavrov gjithashtu tha se ofensiva e re e Rusisë në Ukrainën lindore është duke hyrë në fazë të re, vlerësim i njëjtë që është bërë edhe nga pala ukrainase.