Home Lajme Latifi takohet me një grup të profesionistëve mjekësorë shqiptarë në Ankara

Latifi takohet me një grup të profesionistëve mjekësorë shqiptarë në Ankara

0
Latifi takohet me një grup të profesionistëve mjekësorë shqiptarë në Ankara

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u takua sot në Ankara me një grup të profesionistëve mjekësor shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në fusha të ndryshme të shëndetësisë në Ankara.

Ai i ftoi këta profesionistë shëndetësor që të kthehen dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetësisë kosovare.

Latifi u bëri thirrje mjekëve dhe profesionistëve të tjerë mjekësor shqiptarë në Turqi që të bëhen bashkë dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetësisë së Kosovës.

Ndërkaq, mjekët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Turqi, falënderuan Latifi për takimin, duke thënë se kjo është hera e parë që një ministër i Shëndetësisë i takon ata.

Exit mobile version