Home Ballina Latifi për përcaktimin e listës së barnave: Pres 100% shmangie të konfliktit të interesit

Latifi për përcaktimin e listës së barnave: Pres 100% shmangie të konfliktit të interesit

0

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, mori pjesë sot në takimin e parë të Grupit Punues për përditësimin e Listës së produkteve dhe materialit shpenzues, e njohur si Lista e Barnave Esenciale.


Duke qenë një nga aktivitetet më të rëndësishme të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministri Latifi theksoi se pandemia COVID-19 dhe zhvillimet e hovshme në fushën e mjekësisë dhe farmaceutikës na obligojnë të përditësojmë Listën e Barnave Esenciale dhe se që çdo produkt që do të përfshihet duhet ta argumentojë rëndësinë për shëndetin publik, efikasitetin klinik, sigurinë, qasjen në sigurimin e tij dhe kosto-efektivitetin.


“Qytetarët dhe pacientët presin që Lista e re të zgjerojë mundësitë e tyre për terapi të reja dhe adekuate, që do të përmbushin ato zbrazëtira që për ta kanë kuptimin e sfidave apo vështirësive për të pasur terapinë që u duhet”, tha Ministri Latifi, gjersa nga secili anëtar i Komitetit dhe nënkomiteteve përkatëse kërkoi përgjegjësi maksimale, kompetencë profesionale dhe integritet, me qëllimin kryesor që në këtë Listë të përfaqësohen ekskluzivisht interesat e pacientëve.


Ministri Latifi përfundoi fjalën e tij duke thënë se kjo listë, që do të shoqërohet edhe nga Ligji për përcaktimin e çmimeve të produkteve mjekësore, që Ministria e ka finalizuar dhe do ta dërgojë në Qeveri e Kuvend për miratim, do të jetë lehtësim për punën e profesionistëve shëndetësor dhe do ta rris satisfaksionin e pacientëve me shërbimet shëndetësore.

“Si ministër i Shëndetësisë pres që ky proces t’i përmbush standardet më të rëndësishme që janë e këto janë përgjegjësia maksimale prej secilit prej jush si anëtar të Komitetit…kompetencë profesionale dhe integritet, dituri shkencore  me lami në fushat tuaja dhe shmangie absolute, shmangie të 100% të konfliktit të interesit dhe transparencës maksimale,  me qëllimin  kryesor që në listë të përfaqësohen ekskluzivisht interesi klinik i pacientëve. Çdo shmangie nga këto nuk ka vend në këtë komitet, nuk ka vend në këtë ministri dhe nuk ka vend në këtë qeveri. Jam shumë i sigurt se secili prej jush do të jap atë që e din dhe mundet duke qenë pjesë e një procesi shumë të rëndësishëm për shëndetësinë tonë. Iu bëjë me dije të gjithëve që ne do të kujdesemi që procesi të arrij të gjitha standardet dhe nga Komiteti presim të përcaktoj dinamikën e finalizimit të procesit”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Exit mobile version