Home Lajme Latifi në Gjilan, flet për rëndësinë e marrjet së dozës së tretë nga qytetarët

Latifi në Gjilan, flet për rëndësinë e marrjet së dozës së tretë nga qytetarët

0
Latifi në Gjilan, flet për rëndësinë e marrjet së dozës së tretë nga qytetarët

Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi, bashkë me zëvendëskryeministren, znj. Emilia Rexhepi kanë qëndruar sot për vizitë në Komunën ë Gjilanit, ku janë takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Alban Hyseni dhe autoritete të tjera lokale.

Në këtë takim, është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe atyre lokale dhe për menaxhimin në nivel lokal të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Hyseni i ka informuar zëvendëskryeministren dhe ministrin për aktivitetet që ka ndërmarrë komuna me qëllim të koordinimit të akterëve lokalë për përballimin më të mirë të situatës me COVID-19.

Ministri Latifi ka theksuar rëndësinë e vaksinimit të popullatës kundër COVID-19 si dhe marrjen e dozës së tretë nga qytetarët, sikurse edhe rëndësinë e zbatimit të masave në fuqi.

Një bashkëpunim i ngushte midis Ministrisë dhe komunave, ka theksuar ai, do t’i shpërfaq sa më drejt nevojat që i ka komuniteti në rrafshin e marrjes së shërbimeve shëndetësore për përmirësimin e këtyre shërbimeve dhe indikatorëve shëndetësor.

Ministri Latifi ka theksuar se rishikimi I nevojave që kanë komunat në fushën e shëndetësisë është me prioritet me qëllim që shërbimet t’u përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Ministri Latifi qëndroi edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të këtij spitali, dr. Arsim Emini diskutuan për punën që bëhet aty, sfidat, nevojat dhe riorganizimin e shërbimeve me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së tyre.

Exit mobile version