Diplomacia shëndetësore, shkëmbimi i eksperiencave në shëndetësi, trajnimi i stafit mjekësor, të infermierëve, dhe të tjerëve dhe vazhdimi i Marrëveshjës së Baahkëpunimit të vitit 2015, mes Republikës së Kospvës dhe asaj të Kroacisë, ishin temë diskutimi në takimin e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi dhe Ambasadorës së Kroacisë, znj. Danjiela Barishiq.
Me këtë rast, ministri Latifi, falënderoj shtetin e Kroacisë, për të gjitha bashkëpunimet dhe mbështetjet që kanë bërë për sistemin shëndetësor të Kosovës ndër vite.
Po ashtu, ministri Latifi theksoi se diplomacia shëndetësore do të ketë prioritet të veçantë në mandatin e tij si Ministër i Shëndetësisë, në mënyrë që të krijohen aleanca me shtetet mike të Kosovës, që mundësojnë shkëmbim të përvojave në avancimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.
Meqë Kroacia është shteti ku shumë student kanë studiuar mjekësinë dhe kanë përfunduar edhe doktoraturë në lëmi të ndryshme shëndetësore, ministri Latifi, tha se shpreson në vazhdim të mbështetjes së studentëve të rinj, të cilët synojnë të studiojnë në Kroaci, njofton MSh, transmeton Scanner.
Ndërkaq, ambasasorja e Koracisë, Danjiela Barishiq, tha se për të gjitha temat e diskutuara, Kroacia është e gatshme për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë dhe në trajnimin e kuadrove të reja.