Profesori Blerim Latifi ka thënë se dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk ka lidhje me targat.
Latifi në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se e gjithë kjo ka qenë vetëm pretekst, për qëllime të tjera.
“Dalja e serbeve nga institucionet nuk ka lidhje me targat, ajo është pretekst.
Në mars të këtij viti, Rakiqi ka paralajmëruar, ose keni me bo Asociacionin, ose ne kemi me i braktis krejt institucionet e Kosovës. Krejt kjo lojë, ka të bëjë me një presion në terren që po e bën Serbia, në funksion të rritjes së përmbajtjes që duhet ta ketë Asociacioni i Komunave. Nuk ka lidhje me targat”, tha ai.