Home Ballina Largimi i serbëve nga institucionet, Kurti i përgjigjet Vuçiqit

Largimi i serbëve nga institucionet, Kurti i përgjigjet Vuçiqit

0
Largimi i serbëve nga institucionet, Kurti i përgjigjet Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili tha se është kërkuar largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës.

Kurti në RTK tha se serbët në Kosovë i kanë të gjitha të drejtat.

Ai u bëri thirrje atyre që mos t’i lëshojnë institucionet.

“Serbët e Kosovës i kanë të gjitha të drejtat. I bëj thirrje që të mos i braktisin institucionet, të qëndrojnë në institucionet e vendit tonë. Unë dëshiroj që të dialogoj me ta. Çfarëdo kërkese që kanë, mua më kanë adresë zyrtare. S’ka kryetar komune që nuk e kam takuar”, tha ai. 

Exit mobile version