Ka vdekur sot në mëngjes nëna e Kadri Veselit, pas një sëmundje. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Veselit.
Djali i vëllit të Kadri Veselit z. Hylmi Veseli ka ndarë me publikun lajmin e hidhur. Kujtojmë se vitin e kaluar, Veselit i kishte vdekur edhe babai, por ai nuk kishte marrë pjesë në varrim, shkruan Scanner..
Njoftimi i plotë:
Të dashur familjarë e miq, Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli. Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!Familja Veseli.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4823165507731645&id=100001147297935