Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha sot ka marrë rolin e gazetarit, duke përmbledhur në një status disa prej lajmeve të sotshme që janë pozitive për qeverinë dhe partinë e tij.
Ai ka shënuar “lajmet sot” dhe ka renditur me fjali të shkurtra zhvillimet e sotshme.
Mes tyre është arrestimi i 11 zyrtarëve për manipulime me subvencione, mbulimi i polisës kufitare për bashkatdhetarët, aplikimi i reciprociteti ndaj Serbisë për dokumentacion dhe tema të tjera.
Basha ka shkruar:
Lajmet sot:
▪️Arrestohen 11 të dyshuar në gjashtë komuna për shkak të manipulimeve me subvencione në sektorin e bujqësisë! Kish të arrestuar edhe nga shehri jonë!
▪️ Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët tanë për vitin 2022.
▪️Nga data 1 gusht, qytetarëve me dokumentacion të Serbisë u jipet një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit, njejtë siç vepron Serbia me qytetarët me dokumentacion të RKS.
▪️Gjithashtu vazhdohet reciprociteti i ngjitësve të targave të automjeteve deri në tetor 2022.
▪️Kanë filluar diskutimet me opozitën për vetingun në drejtësi.