Home Lajme Lajçi: VV-ja e ka gjetur Kosovën në gjendje jo të mirë, populli ka dashur ndryshim

Lajçi: VV-ja e ka gjetur Kosovën në gjendje jo të mirë, populli ka dashur ndryshim

0

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet për shkak të programit të saj, i cili sipas tij i ka prekur segmentet kryesore të shoqërisë

Lëvizja Vetëvendosje, e ka gjetur Kosovën në gjendje jo të mirë në të gjitha segmentet, ishte synim i qytetarëve që ta ndryshojnë këtë gjendje.

Kështu, mendon ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, i cili këtë deklaratë e ka bërë si i ftuar në panelin e emisionit “Debat Plus”, ku është duke diskutuar në lidhje me dallimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje sa ishte në opozitë dhe tash në qeverisje.

Sipas Lajçit, programi i LVV-së, i ka prekur “pikat kruciale”, kjo është edhe arsyeja që edhe i ka fituar zgjedhjet.

“Edhe VV-ja në disa segmente nuk ka luajtur dhe është në kuadër të programit, metodologjia është e lëvizshme… VV ka marrë një gjendje jo të mirë, ka qenë një synim i qytetarëve ta ndryshojnë gjendjen. Sepse populli ka thënën se duhet ndryshim, ajo është parë përmes VV-së. Ajo ka pasur një program të tillë që ka joshur, sepse i ka prekur pikat kruciale”, ka deklaruar ai.

Lajçi, i ka renditur dy vendimet e Qeverisë Kurti 2, që sipas tij kanë qenë të domosdoshme dhe të dobishme për Kosovën.

“Ka dy prej vendimeve që skanë ndodhë përpara, siç është moslejimi i referendumit në Kosovë. Dy, mosljeimi i zgjedhjeve në Kosovë, për mua janë shtylla shtetërore”, ka thënë Lajçi.

Tutje ai, e ka komentuar edhe situatën politike në veri të Kosovës, për të cilën tha se është “produkt i keqmenaxhimit” dhe se qeveritë e kaluara “e kanë lënë në gjendje avariste”.

Sipas ish-deputetit të LVV-së, Qeveria Kurti 2, në shumicën e rasteve nuk i ka ndërruar qëndrimet.

Exit mobile version