Home Lajme Lajçaku takohet me kryediplomatin spanjoll, ia përmend Kosovën

Lajçaku takohet me kryediplomatin spanjoll, ia përmend Kosovën

0
Lajçaku takohet me kryediplomatin spanjoll, ia përmend Kosovën

Ndërmjetësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, ku është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Një gjë e tillë është njoftuar nga vetë Lajçak, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’. Në këtë postim, përveç dialogut Kosovë-Serbi, janë përmendur edhe “zhvillimet në Ballkanin Perëndimor”.

“Jam i lumtur që takova ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës [Jose Manuel Albares] sot në Bruksel. Ne diskutuam për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. I jam mirënjohës Spanjes që çmon punën time”, ka thënë më tej Lajçak.

Exit mobile version