Home Ballina Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Pata një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin serb

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Pata një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin serb

0
Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Pata një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin serb

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur një diskutim të vështirë, por siç e përshkruan ai “të përgjegjshëm”.

Ai në Twitter ka shkruar se i ka theksuar Vuçiqit faktin se marrëveshjet e vitit 2011 duhen të zbatohen, teksa ka shtuar se do të ketë një takim të dytë sot më vonë

“Pati një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin Aleksandar Vuçiq. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e vitit 2011 për Lirinë e Lëvizjes. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, shkruan ai.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1562836751655534593?s=20&t=LbVg3oAYsWrOlLwnrrb87g

Exit mobile version