Home Ballina Lajçak: E ardhmja e Ballkanit është Evropa, pas agresionit rus duhet të veprojmë me urgjencë

Lajçak: E ardhmja e Ballkanit është Evropa, pas agresionit rus duhet të veprojmë me urgjencë

0
Lajçak: E ardhmja e Ballkanit është Evropa, pas agresionit rus duhet të veprojmë me urgjencë

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se agresioni rus ka krijuar një urgjencë të re për të vepruar në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Nga Forumi Ekonomik Delphi në Greqi, Lajçak ka thënë se “gjithmonë e kemi ditur që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropa”.

Ai ka thënë se e gjitha që duhet të bëhet tani, është që ky momentum të kthehet në rezultat konkret.

“Gjithmonë e kemi ditur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropa. Agresioni rus në Ukrainë ka krijuar një urgjencë të re për të vepruar, si për Ukrainën ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor. Çfarë na duhet tani, është që këtë momentum ta kthejmë në rezultat të prekshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Exit mobile version