Home Ballina Lajçak dhe Escobar takohen me Kurtin

Lajçak dhe Escobar takohen me Kurtin

0
Lajçak dhe Escobar takohen me Kurtin

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar janë duke qëndruar për një vizitë dy ditore në Kosovë.

Para pak minutave Lajçak dhe Escobar kanë arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Të njëjtit pritet që të takohen me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ky takimi i përfaqësuesit të SHBA-së, Escobar dhe atij të BE-së, Lajçak zhvillohet pas përfundimit të takimit që patën me presidenten Osmani.

Dyshja theksohet të kenë arritur në Kosovë në mënyrë që të diskutohet me palën kosovare për zhvillimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Pas Kosovës, ata pritet që vizitën ta vazhdojnë në Beograd./Lajmi.net/

Exit mobile version