Roli i Harley Quinn-it e bëri edhe më të njohur për audiencën botërore aktoren Margot Robbie por ajo nuk do të jetë më në këtë rol.
Personazhi i njohur këtë herë në filmin “Joker” do të interpretohet nga artistja Lady Gaga , e cila kishte paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në muajin gusht.
Margot Robbie ka dhënë një intervistë për MTV dhe i është referuar zëvendësimit të saj nga Gaga , duke u shprehur se është e emocionuar që këngëtarja e ka marrë këtë rol.
“Është një nder i madh të kesh ndërtuar një themel mjaft të fortë sa që Harley tani mund të jetë një nga ata personazhe që aktorët e tjerë mund të luajnë. Unë mendoj se ajo do të bëjë diçka të pabesueshme me të”, ka thënëMargot Robbie.
Drejtori dhe bashkëskenaristi i filmit “Joker”, Tod Filips , lajmëroi për herë të parë në Qershor se do të ketë një film të dytë, “Joker: Folie à deux”.