Home Rozë Kylie Jenner dhe Travis Scott të martuar?

Kylie Jenner dhe Travis Scott të martuar?

0
Kylie Jenner dhe Travis Scott të martuar?

Kajli Xhener është vënë shpesh në qendër të vëmendjes njësoj si motrat e saj Kardashian, por kësaj here rrjeti po zien sepse dyshohet se ajo tani më është fejuar. Vetëm pak kohë pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë me reperin Trevis Skot duket se dyshja ka marrë një hap tjetër në jetën e tyre.

Aludimet janë ngritur nga fansat dhe shkak për këtë u bë një video që modelja 24 vjeçare postoi në rrjetin e saj social Tik Tok. Kajli shihet në prani të motrave të saj dhe disa shoqeve e veshur në të bardha ndërsa vajzat e tjera kanë zgjedhur rroba me ngjyrë të zezë.

Dyshohet se milarderia ka mbajtur festën e saj të beqarisë këtë javë dhe se së shpejti mund të ketë një dasmë.

Marrëdhënia e modeles me reperin ka qenë gjithnjë në fokusin e medias pasi mes tyre ka pasur ndarje të shumta. Çifti kanë së bashku dy fëmijë, vajzën 4 vjeçare Stormi  dhe djalin e tyre Uolf që erdhi në jetë këtë vit.

Exit mobile version