Home Ballina Ky është vendimi që mori sot Qeveria

Ky është vendimi që mori sot Qeveria

0

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje në të cilën ka miratuar vendimin për vendosjen e sanksioneve në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian ndaj  veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin  territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, njofot ZKM, raporton Scanner.

Me këtë vendim Qeveria e Republikës së Kosovës do të zbatojë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sanksionet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian përmes Rregullores së Këshillit (EU) Nr. 269/2014 të datës 17 mars 2014, amandamentuar me Rregulloren e Këshillit (EU) Nr. 2022/259, dhe zgjeruar me Rregulloret Zbatuese të Këshillit Nr. 2022/260, Nr. 2022/261, të datës 23.02.2022, respektivisht Vendimit të Këshillit 2014/145/CFSP të datës 17 mars 2014 amandamentuar me Vendimet e Këshillit (CFSP) 2022/241; (CFSP) 2022/265; (CFSP) 2022/267, lidhur me masat shtrënguese ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Sanksionet konsistojnë në:

·         ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara;

·         ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar;

·         ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara.

Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato të listuara në anekset e akteve rregullative të lartpërmendura të Këshillit të Bashkimit Evropian. Këto sanksione do të jenë në fuqi, deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen.

Exit mobile version