Home Lajme Ky është ish-polici serb i arrestuar në Veri!

Ky është ish-polici serb i arrestuar në Veri!

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga veriu, Dejan Pantiqin.

Pantiq, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, i cili më 5 nëntor u largua nga ky institucion së bashku me kolegët e tij, ishte i punësuar në stacionin policor në Mitrovicë Veriore. Arrestimi i ish-zyrtarit policor është bërë në Jarinje.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar dje pas arrestimeve të serbëve, që dyshohet të kenë sulmuar zyrtarë policorë. Ai ka thënë sulmet që cënojnë sigurinë e vendit janë të paparanueshme.

“Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policorë” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai shtoi se ashtu siç janë zotuar, do të vazhdojnë të luftojnë krimin dhe do të rrisin sigurinë e qytetarëve.

“Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë” shtoi ministri i Punëve të Brendshme.

Exit mobile version