Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca e paraparë për të hënën do të shtyhet, raporton Scanner.
Në njoftimin për media thuhet se .e pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën, më 12 dhjetor, të shtyhet për një ditë tjetër.
Për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës.