Home Ballina Kuvendi bën publike shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën 2011-2021

Kuvendi bën publike shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën 2011-2021

0

Kuvendi i Kosovës ka bërë publike shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021, raporton Scanner.

“Bazuar në interesimin dhe kërkesat e shumta të mediave për qasje në shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021, në vazhdimësi të transparencës si dhe në funksion të interesit publik, në linkun e mëposhtëm gjeni shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën e lartcekur”, thuhet në sqarimin e Kuvendit!.

Sqarim:

Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.

Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.

Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit. 

Linku: 

https://www.kuvendikosoves.org/shq/per-publikun/lajmi/shpenzimet-e-udhetimit-te-deputeteve-te-kuven-28838/​
Exit mobile version