Home Ballina Kush janë dy shokët e moçëm të Kurtit që nuk e kritikojnë shumë?

Kush janë dy shokët e moçëm të Kurtit që nuk e kritikojnë shumë?

0
Kush janë dy shokët e moçëm të Kurtit që nuk e kritikojnë shumë?

Kryeministri Albin Kurti ende nuk është kthyer në Kosovë nga vizita në Amerikë.

Kurti ka bëtë me dije se në Amerikë është takuar me dy miq të tij të moçëm.

Me këtë rast, Besnik Pulës dhe Gent Carrabregut, Kurti ia ka kushtuar edhe një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, derisa i ka lavdëruar për të arriturat në ShBA.

“Besnik Pula dhe Gent Carrabregu. I pari profesor në Universitetin Shtetëror Politeknik të Virxhinias kurse i dyti në Universitetin Duke të Karolinës Veriore. Ekonomia politike e teoria kritike dhe filozofia politike e teoritë e demokracisë, janë fushat e tyre. U takuam e bashkëbiseduam në Uashington DC. Sepse nuk ka ngjarë ndonjëherë që ta kalojmë oqeanin në cilëndo kahje pa u takuar. Janë studiues të rinj por me përvojë dhe miq të moçëm të mi. Nuk më kritikojnë aq, ndoshta edhe për shkak se e dinë sa shumë kanë ndikuar tek unë”, ka shkruar Kurti.

Kurti bashkë me presidenten Osmani janë duke qëndruar në ShBA. Atje kanë shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje me MCC-në që ia ka sjellë miliona dollarë Kosovës, si dhe kanë zhvilluar takimin më të rëndësishëm që nga marrja e mandatit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=600544788105919&id=100044512086347
Exit mobile version