Kjo javë më në fund ka konfirmuar një nga lajmet e verës përsa i përket transferimeve: Raphinha ka nënshkruar me Barcelonën deri në sezonin 2027, duke e bërë lëvizjen më të rëndësishme të këtyre muajve.
Një mbyllje kontrate që nuk vjen vetëm, sepse braziliani nga Leeds United do të sjellë me vete bashkëshorten e tij, Natalia Rodrigues, me të cilën u martua marsin e kaluar.
Çifti u njohën 2 vite më parë dhe që nga ajo kohë nuk kanë reshtur së treguari dashurinë kudo që shkojnë. Një udhëtim mes miqsh ka qenë ajo që i ka bërë bashkë dhe në vetëm një vit e gjysmë kanë arritur të fejohen dhe të thonë “po”.
KUSH ËSHTË NATALIA RODRIGUES, GRUAJA E RAPHINHA-S?
Ajo është një influencuese e re prej vetëm 23 vitesh, e cila la gjithçka për të jetuar me Raphinha-n në Angli, vendi ku banonte anësori për shkak të kontratës së tij me Leeds United. Ajo nuk njihet me të vërtetë si Natalia, por si Taia, siç e quan veten në Instagramin e saj (ku tashmë ka më shumë se 55,000 ndjekës.
Ajo gjithashtu merret me modeling. Tani, në Spanjë, një jetë e suksesshme profesionale e pret.