Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar ditën e sotme në Hagë bashkëpartiakun e saj, Rexhep Selimin.
Kusari-Lila tha se gjithashtu ka vizituar edhe bashkëluftëtarët e Selimit por pa përmendur me emra se cilët prej tyre.
Tutje ajo theksoi se tek të gjithë ka parë unitet, vullnet dhe besim të palëkundur që nga kjo sfidë do të dalin faqebardhë.
“Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së. Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë! Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë. Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!”, ka shkruar ajo.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=698469188305804&id=100044281876836&mibextid=Nif5oz