Home Lajme Kusari-Lila për grevat: Po krijohet anarki, nuk mund të shantazhohemi

Kusari-Lila për grevat: Po krijohet anarki, nuk mund të shantazhohemi

0

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila i ka quajtur shantazh grevat e mësimdhënësve, të cilët po kërkojnë paga më të larta për shkak të rritjeve të çmimeve.

Kusari-Lila ka thënë se Qeveria deri tani ka treguar interesim për t’i trajtuar kërkesat e grevistëve.

“Nuk është që s’ka pasur interesim nga qeveria, edhe ministrja Nagavci i ka pritur disa herë në takim dhe ka pasur përpjekje”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nuk mund të vazhdohet me greva të tilla.

Sipas saj po krijohet anarki.

“Po krijohet një sistem anarkie, që s’mund të vazhdojë më”, ka deklaruar ajo.

“Nuk mund të shantazhohemi dhe të mbahen fëmijët jashtë shkolle”, ka vazhduar Kusari-Lila në “DPT te Fidani”.

Exit mobile version