Home Ballina Kusari-Lila: Në seancën e 28 prillit në rend dite është Komisioni Hetimor për Energji

Kusari-Lila: Në seancën e 28 prillit në rend dite është Komisioni Hetimor për Energji

0

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në seancën e radhës të Kuvendit më 28 prill në rënd dite do të jetë edhe votimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Hetimor për Energji.

Ajo, pas mbledhjes së kryesisë, përsëriti se formimi i Komisionit Hetimor për Energji bllokohet për shkak se nuk ka grup parlamentar që mund të udhëheqë me të pasi deputetët e të gjitha grupeve parlamentare janë nënshkruese, çka bie ndesh me Ligjin për Hetim Parlamentar.

“Formim i Komisionit Hetimor Parlamentar, siç e kemi thënë publikisht dhe siç e thashë edhe në mbledhjen e kryesisë, është i normuar saktë me Ligjin për Hetim Parlamentar. Ekzistojnë dy forma në të cilat mund të procedohet tutje me kërkesën e tash 40 deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare, përveç nga dy grupet parlamentare që janë pjesë e pozitës. E para është që mund të tërhiqen nënshkrimet e njërit grup parlamentar, në këtë rast i vetmi me nënshkrime më pak është grupi parlamentar i AAK-së, dhe të merren nënshkrimet e një grupi tjetër parlamentar që tash është nënshkrues, grupi parlamentar i Listës Serbe, apo edhe të tërhiqet komplet ajo kërkesë dhe të procedohet i njërit grup parlamentar të opozitës dhe të votohet në atë përmbajtje”.

“Në formacionin aktual se si është dorëzuar me 40 nënshkrime të deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare bllokohet formimi i Komisionit Hetimor, siç ka ndodhur edhe më herët, apo edhe në përgjigjet që Kryesia e Kuvendit i ka dhënë një herë kur kryetar i Kuvendit ishte Kadri Veseli dhe një herë kur kryetare ishte Vjosa Osmani. I njëjti interpretim i administratës së Kuvendit është prapë – në formacionin aktual bllokohet formimi i mëtutjeshëm i punës, sepse s’ka grup parlamentar i cili, sipas ligjit, mund të udhëheqë me komisionin për shkak se deputetetë e të gjitha grupeve janë nënshkrues, përkuindër faktit që jo në tërësi të gjitha grupet parlamentare me numër të plotë të deputetëve kanë nënshkruar, por përfaëqësuesit e grupeve parlamentare janë nënshkrues dhe si të tillë konsiderohen konform Ligjit për Hetim Parlamentar”.

Kusari-Lila tha se në mbledhjen e kryesisë nuk ka pasë përplasje, por vetëm debat përmbajtësor pa tensione./ Klankosova.tv

Exit mobile version