Home Lajme Kusari – Lila flet për rizgjedhjen si kryetare e Alternativës: Kjo nuk ka paraqitur problem për VV-në

Kusari – Lila flet për rizgjedhjen si kryetare e Alternativës: Kjo nuk ka paraqitur problem për VV-në

0

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka folur për rizgjedhjen e saj si kryetare e Alternativës.

Kusari-Lila në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se kjo nuk ka paraqitur problem për Lëvizjen Vetëvendosje e as për kryetarin e saj, Albin Kurti.

“Unë po mendoj që kjo është më shumë pjesë e atyre që e komentojnë, ose e atyre që nuk kanë dasht me besu që ekziston alternativa, apo që unë jam kryetare e saj. Përderisa kjo nuk ka paraqit problem për VV-në, duke pëfshi Kurtin.  Tash ata që kanë paragjykime dhe i projektojnë paragjykimet e tyre tek bashkëpunimet e të tjerëve, është problem i tyre nuk është i joni. Kur unë kam thënë që jam kryetare Alternative, e me VV-na kemi marrëveshje, dhe gjithçka kemi thënë se ka qenë ajo e vërteta që ka qenë e faktume.  

Për ne, ka qenë ideja e këtij bashkëpunimi i cili e ka kultivu VV-ja, psh në këtë kohë kur ka pas vizitëtë institutit liberal demokrat prej Evropës, kryeministri më ka ftu edhe mu me qenë pjesë aty dhe më ka prezantuar si kryetare e Alternatives dhe si shefe e grupit parlamentar të VV-së”, tha Kusari Lila.

Ajo po ashtu tha se përveç marrëveshjeve me LDK-në dhe VV-në, ajo asnjëherë nuk ka qenë në PDK, e as AAK.

“Ky nuk është problem për vetë organizatën që ka hy në këtë bashkëpunim, atëherë pse duhet me qenë problem për të tjerët. Të kundërtën unë po e shoh pozitive. Kjo lidhet me diçka tjetër, në fushën politike në Kosovë, agresiviteti ndaj individëve që e mbajnë qëndrimin ëhstë tepër i madh. Sa më i fortë që është qëndrimi, aq më të fuqishme bëhen goditjet nga jasht, për me të tregu që je edhe diçka labile ose edhe ti ndryshon, ose sic janë munduar me’m projektu me ato fotografit të vazhdueshme Mimoza me të gjitha partitë.

Në fakt në jetën time, kam hyrë në karrierën politike në AKR kam qenë për 6 vite dhe mandej e kemi themeli Alternativën. Marrëveshje koalicioni kemi pas me LDK-në dhe tash me VV-në.

Asnjëherë nuk kam qenë në PDK, e as AAK”, tha Kusari Lila.

Kryetarja e rizgjedhur e Alternativës, Kusari Lila tha se oponentë politikë janë munduar që ta vendosin një profil të saj duke thënë se ‘Mimoza në krejt partitë ka shku’.

“Oponentë politikë e shohin, e kom vrejt atë, që kjo është lidh me elementin gjinor, për faktin sa lehtë është me sulmu një grua në politikë, për arsye se shumë lehtë është me ndjell sentimentin e gruas jo besnike, gruaja që nuk i rrin besnike një burri, në këtë rast një lideri të partisë, por jo se ajo ka bashkëpunu me të gjithë të tjerët. Janë këto elemente të primitivizmit, të brutalitetet politik, të misogjeniz  në përmbajtje që janë munduar me karekterizu ose me ma bo një profil n ë të cilin ata e vendosin Mimozën e me thon a e ke pa se kjo në krejt partitë ka shku.

Epo ja që nuk kam shku, epo ja që e kom pas karakteritetin dhe subjektiviten tim. Jam ulë dhe kam bisedu e kom bashkëpunu si partenerë politikë, si cdo burrë tjetër që ulet, por qe që unë kam qëllu gru. Kom qëllu me drejtu një parti, edhe kjo parti ka qëllu me ekzistu ende, e deshtën apo s’e deshtën”, tha ajo.

Exit mobile version