Home Lajme Kurti uron besimtarët krishterë duke e cituar Jezu Krishtin

Kurti uron besimtarët krishterë duke e cituar Jezu Krishtin

0
Kurti uron besimtarët krishterë duke e cituar Jezu Krishtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Krishtlindjet përmes një postimi në Twitter. Ai e ka cituar edhe një thënie të Jezu Krishtit.

“Bëjuni të tjerëve ashtu siç do të dëshironit që ata të bënin me ju“, është citimi që Kurti e ka bërë duke thënë se ky urdhër është i pavdekshëm.

“Sot, ndërsa të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Jezusit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm. Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version