Home Ballina Kurti takohet me amerikanen që bënte thirrje për lirimin e tij nga burgu

Kurti takohet me amerikanen që bënte thirrje për lirimin e tij nga burgu

0
Kurti takohet me amerikanen që bënte thirrje për lirimin e tij nga burgu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Alice Jamës, e cila është themeluesja e “Kosova Action Network”.

Kurti, ka kujtuar kohën kur James mbështeste protestat studentore të kosovarëve gjatë viteve 90.

Po ashtu, kryeministri ka kujtuar se si, James bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin, siç thotë Kurti, të atyre që ishin të burgosur e robër lufte në Serbi.

“25 vjet më vonë: Alice James, themeluesja e Kosova Action Network (KAN) që mbështeste protestat tona studentore. Shumë të reja e të rinj nga Kosova i ka ndihmuar Alice për t’u shkolluar në ShBA. E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë”.

Exit mobile version