Home Lajme Kurti takohet edhe me shqiptarët e Çikagos

Kurti takohet edhe me shqiptarët e Çikagos

0
Kurti takohet edhe me shqiptarët e Çikagos

Në kuadër të vizitës në SHBA, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka realizuar një takim me bashkatdhetarët në Çikago të Illinois.

Sipas Zyrës së tij, Kurti me këtë rast i falënderoi ata për kontributin e tyre për Kosovën, Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

“Sa herë që takohet me bashkatdhetarë e kupton se një pjesë vitale e popullit tonë ndodhet jashtë vendit’, u shpreh kryeministri. Pavarësisht kësaj, ai tha se bashkatdhetarët kanë meritat dhe të drejtat e tyre, por ‘në të njëjtën kohë përgjegjësinë tonë për t’u ndihmuar në forcimin e pozicionit të tyre atje dhe në lehtësimin e kthimit në atdhe”, thuhet në komunikatë.

Kurti shprehu synimin e Qeverisë që nëpërmjet nismës së Dialogut me Mërgatën të rrisë partneritetet me mërgatën dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet e Kosovës në arsim, investime dhe inovacione.

Për gati dy javë qëndrim në SHBA, Kryeministri Kurti deri më tani ka zhvilluar vizita dhe takime në Uashington, Kaliforni, Teksas, Ioëa, Illinois, ndërkaq sot ka udhëtuar për në Miçigan, për të vazhduar pastaj në Uashington, Massachusetts dhe Nju Jork.

Exit mobile version