Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar takim me Shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, para takimit me Stoltenberg, Kurti është takuar me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Bajrami përmes një postimi në Twitter, ku ka publikuar disa fotografi me të parin e qeverisë me mbi shkrimin “Gati për takimet”.
Ndërsa, edhe pse ende nuk dihen më shumë detaje, në fotografi shihet që Kurti që është duke shkruar.