Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur sot nga gazetarët për deklaratat e Hekuran Muratit për veteranët e UÇK-së.
Në ikje e sipër, Kurti ka refuzuar t’i komentojë deklaratat në fjalë, duke u arsyetuar se s’është komentues, shkruan lajmi.net.
“Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund. Kryeministri qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, ditëve të fundit emri i ministrit Murati ishte më i përmenduri në media e opinion.
Atij iu publikuan disa statuse të para disa vjetëve ku fyente rëndë veteranët e luftës.