Home Lajme Kurti: Prioritet mbetet rritja e qasjes në edukim cilësor për çdo fëmijë

Kurti: Prioritet mbetet rritja e qasjes në edukim cilësor për çdo fëmijë

0

Në qeverisjen tonë, prioritet mbetet rritja e qasjes dhe përfshirjes në edukim cilësor për çdo fëmijë, pa dallim, si një e drejtë e garantuar, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në organizimin e nivelit të lartë mbi zhvillimin në fëmijëri të hershme në Kosovë.

Sigurimi i qasjes fizike, përmes ndërtimeve të çerdheve të reja, adaptimi i hapësirave shkollore për këtë nivel, e niveli i politikave mbështetëse, u veçuan nga kryeministri si kryesoret për rritjen e qasjes dhe përfshirjes në edukim cilësor.

Bashkërisht me këtë synohet ngritja e cilësisë përmes zhvillimit të kapaciteteve dhe shfrytëzimit më racional të resurseve. Me këtë rast kryeministri theksoi përmirësimin e infrastrukturës ligjore, hartimin e kurrikulës me fokus në edukimin përmes lojës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të gjithë personelit që punojnë me fëmijët.

Në këtë ngjarje të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Bankën Botërore dhe UNICEF-in, u mblodhën politikëbërësit e nivelit të lartë dhe opinionistët për ta mobilizuar zotimin ndaj zhvillimit në fëmijëri të hershme.

Exit mobile version