Home Ballina Kurti prezanton projektligjin për Qeverinë e Kosovës

Kurti prezanton projektligjin për Qeverinë e Kosovës

0
Kurti prezanton projektligjin për Qeverinë e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përpara deputetëve të Kuvendit ka prezantuar projektligjin për Qeverinë e Kosovës.

Kurti, në fjalën e tij tha se deri më tani, puna e qeverisë ishte rregulluar me akte nënligjore, duke lejuar hapësirë për intervenime në përgjegjësitë e vetë qeverisë.

Ajo se çka do të duhej që ky projektligj të parashihet, sipas Kurtit, është edhe numri i ministrive, por kufizimet që sipas tij, i imponojnë normat kushtetuese, e kanë pamundësuar këtë gjë.

“Projektligji për Qeverinë parasheh dispozitat që përcaktojnë përgjegjshmërinë, papajtueshmërinë me funksionin e anëtarit të qeverisë, kufizimet e kompetencave me qeveri në dorëheqje, transparencën e punës së qeverisë dhe bashkëpunimin e qeverisë me kuvendin”, është shprehur Kurti.

Ai, më tej tha se ky projektligj është në pajtim me opinionin e Komisionit të Venedikut.

Pro këtij projektligji në parim ishin të gjitha grupet parlamentare.

Exit mobile version