![Kurti për zgjedhjen e Abazoviqit kryeministër: Mezi pres të punojmë ngushtë Kurti për zgjedhjen e Abazoviqit kryeministër: Mezi pres të punojmë ngushtë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/03/Albin-Kurti-Dritan-Abazoviq-600x360-1.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për zgjedhjen e Dritan Abazoviqit si i pari i Qeverisë në Mal të Zi.
Kurti me anë të një postimi në Twitter ka thënë se mezi pret që me Abazoviqin të punojë ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballet rajoni.
Postimi i plotë:
E përgëzoj nga zemra Dritan Abazoviqin, kryeministrin e parë të Malit të Zi nga komuniteti shqiptar. Mezi pres të punojmë së bashku ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon.