Home Ballina Kurti për Open Balkan: Duhet të jemi të hapur për NATO-n dhe BE-në, jo për ndërhyrje nga lindja

Kurti për Open Balkan: Duhet të jemi të hapur për NATO-n dhe BE-në, jo për ndërhyrje nga lindja

0
Kurti për Open Balkan: Duhet të jemi të hapur për NATO-n dhe BE-në, jo për ndërhyrje nga lindja

Kryeministri, Albin Kurti, në Forumin e Bratisllavës “Globsec 2022”, është deklaruar përsëri rreth çështjes së Open Ballkan, duke thënë se është kundër kësaj ideje.

Tutje, Kurti, ka thënë se, ai mbështetet tek procesi i Berlinit, duke shtuar se Ballkani Perëndimor është i hapur për NATO-n dhe BE-në, e jo për ndonjë ndërhyrje lindore.

Ballkani Perëndimor 6 është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar. Nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore. Jemi në rregull me këtë. Dhe mbështetemi shumë te procesi i Berlinit 2.0. tashmë me një nisje të freskët nga kancelari Scholz, e mbështesim iniciativën me vlerat evropiane brenda, dhe BE-ja që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së”, ka thënë Kurti.

Me tej ai ka shtuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së dhe se, ai nuk u beson politikanëve që mendojnë të vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor.

“Dua të them për nga orientimi politika po aq edhe për nga  ndjeshmëria politike nuk i besoj atij gurpi politikanësh që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe të jemi anëtarë sa më shpejtë që është e mundur”, tha tutje i pari i qeverisë.

Ai ka shtuar se, se, Serbia është në marrëdhënie më të mira me Rusinë dhe Kinën se sa me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur ishte e qartë që negociatat nuk do të hapeshin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në tetor të vit 2019, presidenti i Serbisë e kishte nisur këtë iniciativë, unë besoj, duke e eksploatuar frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe e dimë shumë mirë që Serbia është shumë në marrëdhënie më të mira me federatën e Rusisë dhe Kinën se sa me ShBA-në”, ka vijuar Kurti. 

Exit mobile version