Home Lajme Kurti në takim me Sarrazin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti në takim me Sarrazin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

0
Kurti në takim me Sarrazin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim siç bëhet e ditur nga Qeveria, kryeministri i ka shprehur mirënjohjen emisarit gjerman për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian Kosovës.

“Ai vlerësoi angazhimin e z. Sarrazin dhe rolin e rëndësishëm të  Gjermanisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në këtë takim bëhet e ditur se diskutime pati edhe për marrëdhëniet rajonale, ndërsa u theksua rëndësia e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Dialogu me Serbinë ishte po ashtu temë e këtij takimi.

“Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë. Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, përfundon komunikata e Qeverisë.

Exit mobile version