Home Lajme Kurti në Britani të Madhe s’do të takohet me Johnson

Kurti në Britani të Madhe s’do të takohet me Johnson

0
Kurti në Britani të Madhe s’do të takohet me Johnson

Kryeministri Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë në Britani të Madhe, që nga dita e djeshme.

Mediat serbe sot gjatë ditës kanë raportuar se ai do të takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Për këtë KlanKosova.tv ka kontaktuar me Zyrën për media të kryeministrit të cilët kanë thënë se kjo nuk do të ndodhë.

Gjatë ditës së djeshme në agjendën e Kurtit është thënë se ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Kurti ka gjasa që në Kosovë të kthehet të enjten

Exit mobile version