Home Lajme Kurti: Ministri i Shëndetësisë do të emërohet brenda tri ditësh ose edhe më shpejtë

Kurti: Ministri i Shëndetësisë do të emërohet brenda tri ditësh ose edhe më shpejtë

0
Kurti: Ministri i Shëndetësisë do të emërohet brenda tri ditësh ose edhe më shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur edhe për emërimin e ministrit të ri në Ministrinë e Shëndetësisë e cila po funksion me ushtrues detyre tash e disa muaj.

Në përgjigjen e tij, Kurti ka thënë se duhet të ketë pak durim në këtë çështje dhe se ajo do të përmbyllet para Vitit të Ri.

Më saktësisht, Kurti ka dhënë edhe një afat kohor kur do të bëhet publik emri i ministri të ri të Shëndetësisë.

“Po, duhet të marrim një vendim me Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht për emrin e ministrit të ri në këtë ministri. Duhet të keni durim pak ditë, jo më shumë se tri. Ose 72 orë po i bjen, ndoshta edhe më pak”, ka deklaruar Kurti.

I pyetur nëse ministri i Shëndetësisë do të jetë sërish ish-ministri Arben Vitia, Kurti nuk është përgjigjur konkretisht, duke mos përmendur fare ish-ministrin por duke thënë se emri i ministrit do të jetë publik brenda tri ditëve në vijim.

Exit mobile version