Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka replikuar pas deklaratës së deputetit të AAK-së, Bekë Berisha lidhur me situatën e krijuar në protestën e veteranëve.
Kryeministri Kurti tha se ai e bëri një propozim të qartë dhe të saktë sa i përket zgjidhjes së situatës së veteranëve.
Zyra ime kontakton OVL-UCK, për takim nesër. Nëse thua sot vetëm sot, vetëm tash kjo do të kishte kuptim të hënën, të hënën ka kaluar në lexim të parë që ka rritur pagën minimale, sot është absurde.Dhe së dyti unë nuk mendoj se një deputet i opozitës, qoftë ai edhe më i miri mund të flasë në emër të protestuesve, është gabim për mua si kryeministër nëse unë legjitimoj një deputet opozitar si udhëheqës të protestuesve, kur s’është fare aty.Unë kam organizuar shumë protesta, por unë kam dalë në ballë, kam qenë atrye edhe kam folur në emër të protestuesve.”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.
Tutje Kurti theksoi se ka qenë kryetar i një subjekti që organizonte protesta.
“Kam qenë edhe kryetar i një subjekti që organizonte protesta. Pra s’mund të flisni në emër të protestuesve. S’jeni në situatën që dikur isha unë, më vie keq nuk jeni.Deputeti flet Jugosllavia e ku e di unë, kjo tregon se duan të më shtyjnë në një ekstrem ku kurrë s’kam qenë e s’do të jem në atë mënyrë që të më kritikojë.Kjo tregon se nuk mund të më kritikojë por duhet të shpif diçka për të më kritikuar. Kjo tregon se ndoshta pajtohesh me mu, me vet faktin që do të më shtysh në një skaj imagjinativë. Kjo tregon që s’po mundesh të më kritikosh. Prandaj mos shpifni për mua.”, shtoi ai.