![Kurti jep detaje për vendimin e ri për targat Kurti jep detaje për vendimin e ri për targat](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/f-kosovo-a-20200327.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje rreth vendimit të ri për çështjen e targave, ku ka thënë se ky vendim ka ardhur pas konsultimeve të vazhdueshme me institucionet që janë të sektorit të sigurisë.
Në konferencën për media, Kurti ka dhënë detaje më shumë rreth këtij vendimi duke thënë se, përmes këtij vendimi do të ketë sekuencim dhe kallëzim të sanksioneve për mos zbatueshmëri të ligjit e të vendimit qeveritar.
Tutje ai ka shtuar se nga data 1 nëntor deri me 21 nëntor, atyre që kanë targa ilegale do tu shqiptohet qortimi.
Kjo do të vazhdojë deri me 21 janar të vitit të ardhshëm, siç ka njoftuar kryeministri, ku më pas të fillojë edhe vënia e gjobave.
“Pas konsultimeve të vazhdueshme me institucionet që janë të sektorit të sigurisë, kemi ardh në përfundim që është më së miri të bëjmë propozimin që porsa u miratua në mbledhjen e qeverisë. Meqë rast ne nuk ndryshojmë vendimin, pra zbatimi fillon me datën 1 nëntor, i viti 2022. Mirëpo do të kemi sekuencim dhe kallëzim të sanksioneve për mos zbatueshmëri të ligjit e të vendimit qeveritar. Konkretisht në tri javët e para të muajit që vjen, nga data 1 nëntor deri me 21 nëntor, të gjithë ata që kanë targa ilegale do të ju shqiptohet qortimi. Më pastaj nga data 21 nëntor për dy muaj nuk do të ketë vetëm qortim por do të ketë gjobë, siç e parasheh ligji. Prej 21 janarit deri me 21 prill, është e mundshme vetëm me targa provuese, por jo më me targat KM. Prandaj që të mos ketë qortime, e as gjoba, ne i ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës e Kosovës, që kanë aso targash që edhe të mos marrin qortime, por në anën tjetër të vazhdojnë të përfitojnë nga ajo mundësia që ngelet edhe më tej sa i përket lehtësimeve tatimore”, ka thënë Kurti në konferencë