Home Ballina Kurti: Jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim!

Kurti: Jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim!

0
Kurti: Jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Zyrave për Komunitete nëpër komuna të Kosovës, për t’i dëgjuar problemet, sfidat, mundësitë për bashkëpunim, por edhe arritjet e tyre kryesore.

Në takimin ku e pranishme ishte edhe Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, si dhe këshilltarja politike për Çështjet e Komuniteteve znj. Elizabeth Gowing, kryeministri Kurti para të pranishmëve ndau disa iniciativa që tha se shpresojmë që do të afirmojnë edhe më shumë punën e institucioneve me komunitetet e Kosovës: 100 praktikantë nga komunitetet, grante, shpërndarje të 1.5 milion eurove, buletini për tryezat e rrumbullakëta.

Duke theksuar rëndësinë e këtyre zyrave, kreu i Qeverisë i siguroi të gjithë se është kryeministër i Republikës së Kosovës, kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim dhe se nuk bën asnjë diskriminim sipas përkatësisë etnike, fetare, gjinore apo të moshës.

Më tej, kryeministri Kurti i falënderoi për mbështetjen e deritanishme, për kontributin dhe angazhimin që kanë dhënë nëpër komunat e tyre, meqenëse siç u shpreh ai, njeriu nuk është vetëm qytetar i shtetit, por është njëkohësisht edhe banor i komunës dhe jeta e jetesa varen shpeshherë më shumë prej komunës sesa prej shtetit.

Këshilltarja Elizabeth Gowing tregoi për mundësinë e përfitimit të granteve nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Me theks të veçantë foli për transparencën e dhënies së granteve, por edhe për monitorimin, për ç’ gjë kërkohet edhe ndihma nga Zyrat për Komunitete nëpër komuna të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version