Home Ballina Kurti i shpreh ngushëllime familjes Veseli, për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Veseli, për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit.

“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta e Ajshe Veselit. Në këtë ditë pikëllimi, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli”, tha kryeministri Kurti.

Exit mobile version