Home Ballina Kurti flet në telefon me Blinken, i thotë se Kosova ka “progres të vazhdueshëm”

Kurti flet në telefon me Blinken, i thotë se Kosova ka “progres të vazhdueshëm”

0
Kurti flet në telefon me Blinken, i thotë se Kosova ka “progres të vazhdueshëm”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Këtë, të ditur e ka bërë vet kryeministri Kurti me anë të një postimi në Twitter.

I pari i Qeverisë tha se e ka informuar Blinkenin për “progresin” në Kosovë.

Temë ishte edhe dialogu.

“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative me qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version