![Kurti e nis ditën e dytë në Mynih me një takim me senatoren amerikane Ernst Kurti e nis ditën e dytë në Mynih me një takim me senatoren amerikane Ernst](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/ernst-kurti-600x360-1.jpg)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka filluar sot ditën e dytë të qëndrimit të tij në Mynih në kuadër të Konferencës për Siguri me një takim me senatoren amerikane, Joni Ernst.
Kurti ka shkruar se Ernst është përkrahëse e madhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thotë se janë pajtuar që prania e NATO-s në rajon për sigurimin e paqes është e domosdoshme.
“Takimi i parë në ditën e dytë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ishte me senatoren Joni Ernst. Senatorja Ernst është një mike e madhe e Kosovës në Senatin Amerikan dhe një mbështetëse e madhe e Forcës sonë të Sigurisë. U pajtuam që NATO është e domosdoshme për sigurimin e paqes në rajon”, ka shkruar Kurti.