Home Ballina Kurti e kundërshton Escobarin për Asociacionin: Nuk mund të promovojmë rend të ndryshëm juridik

Kurti e kundërshton Escobarin për Asociacionin: Nuk mund të promovojmë rend të ndryshëm juridik

0
Kurti e kundërshton Escobarin për Asociacionin: Nuk mund të promovojmë rend të ndryshëm juridik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në vend nuk mund të promovohet rend i ndryshëm juridik për një pjesë të territorit dhe nuk lejon prezencën, siç e quajti ai, kriminale të Serbisë në Kosovës.

Kurti këto deklarata i dha në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, pasi u paralajmërua se do të flasë pas takimit me Vuçiqin në Bruksel, shkruan lajmi.net.

“Kosova nuk mund të marrë vendime që vë në pikëpyetje pavarësinë e saj. Pavarësia e vendit natyrisht nënkupton që nuk mund të promovojmë rend juridik të ndryshëm për një pjesë të territorit, që siç kërkon pala serbe, prezencën e Serbisë në Kosovë. Kjo nuk është e mundur”, deklaroi ndër të tjera ai.

Pak ditë më parë, emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar që të diskutohet çështja e Asociacionit për komunat me shumicë serbe. Escobar ka thënë se Asociacioni nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit” dhe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ndër të tjera ai.

Kurti foli edhe për reciprocitetin, i cili tha se deri sa Kosova ta marrë njohjen nga Serbia, “reciprociteti do të jetë fryma”.

Exit mobile version