Home Ballina Kurti: Diaspora, Kosovës i sjell mbi 1.4 miliard euro në vit!

Kurti: Diaspora, Kosovës i sjell mbi 1.4 miliard euro në vit!

0
Kurti: Diaspora, Kosovës i sjell mbi 1.4 miliard euro në vit!

Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, deputetë të Kuvendit të Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile po marrin pjesë në hapjen e tryezës “Tryeza e Rrumbullakët mbi të Drejtat e Diasporës”.

Me këtë rast, kryeministri u shpreh se remitencat e diasporës në Kosovë brenda një viti shkojnë në mbi 1.4 miliard.

Sipas Kurtit, kjo dëshmon se mërgata luan kyç në zhvillimin e vendit.

“Jemi duke punuar që diasporën ta angazhojmë në disa mënyra. Po ashtu, diaspora mund të kontribuojë në ndërmarrje, lidhje tregtare… që ndikojnë në rritjen e potencialit të vendit tonë.

Andaj, qeveria është duke punuar vazhdimisht që të krijojë të gjitha kushtet që krahas investimit në atdhe mërgata të sjell edhe dije”, është shprehur ai.

Exit mobile version