Home Lajme Kurti dënon sulmet ruse mbi zonat civile të Ukrainës

Kurti dënon sulmet ruse mbi zonat civile të Ukrainës

0
Kurti dënon sulmet ruse mbi zonat civile të Ukrainës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmet brutale të Rusisë në zonat civile të Ukrainës.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë kosovare thotë se çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj.

“I bashkohem ShBA-ve, BE-se dhe aleatëve tanë të tjerë në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në të gjithë Ukrainën. Sot, bota demokratike duhet të flasë me një zë: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj”, ka shkruar Kurti.

Exit mobile version