Home Lajme Kurti, ambasadores së Luksemburgut: Ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time

Kurti, ambasadores së Luksemburgut: Ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time

0
Kurti, ambasadores së Luksemburgut: Ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time

Në pritjen e organizuar për Ditëlindjen Zyrtare të Dukës së Madh, Ditën Kombëtare të Luksemburgut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar vazhdimisht nga ky shtet.

Gjatë kësaj ceremonie, Kurti e pati një porosi drejtuar ambasadores së Luksemburgut, Natacha Gomes.

“E di që Luksemburgu ka pagën minimale më të lartë në Bashkimin Evropian. Jemi në prag të rritjes së pagës minimale në Kosovë”.

“Prandaj, në ditët dhe javët në vijim, ju lutem të përpiqeni të mos e takoni opozitën time”, ka thënë ai.

Exit mobile version